Zyrtare: Arsim Thaqi emërohet trajner i Dritës

04 janar 2023 | 16:23

Drita edhe zyrtarisht e Arsim Thaqi trajner të klubit nga Gjilani.

Thaqi ka nënshkruar kontratë një vjeçare e gjysmë me tre herë kampionët e Kosovës.

“Arsim Thaqi trajner i Dritës. Drita zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë”, ka njoftuar klubi gjilanas.

Thaqi është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori gjeneral, Feti Murseli.

Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aktorja kolumbiane Sofia Vergara është 50 vjeçe, por duke gjykuar…