Policia harton planin operativ për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”

04 gusht 2022 | 16:20

Këto janë aktivitet e policisë gjatë mbajtjes së festivalit ‘Sunny Hill’, për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”. Për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Policisë (DRP) Prishtinë, ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.  Festivali do të mbahet nga data 04.08.2022 deri më 08.08.2022, në Prishtinë (Gërmi).

Për shkak të  fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonën.

Do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Dr.Shpëtim Robaj”  që nga hyrja në parkun Gërmia (te laura) e deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc.

Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe  mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që të shfrytëzohen rrugët tjera nga qytetaret që mësyjnë Butovcin (rrugën nëpër Kolovicë) ose pjesën e epërme të Gërmisë (rrugën nga Matiqani).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ukrainë, një predhë artilerie e gjuajtur nga rusët goditi…