Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Veternik, një person përfundon në spital

18 maj 23:29

Një vet-aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që çon për në Veternik rreth orës 22:30 ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

“Sot rreth orës 22:30 në rrugën që qon për në Veternik, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksident”, ka thënë Ahemti, njofton KlanKosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, ka dhënë deklaratë për medie…