Policia jep detaje për dyshimin se u dhunua një 26 vjeçare në një nga motelet në Ferizaj

12 shkurt 2023 | 18:16

Një burrë është arrestuar sot në Ferizaj. I njëjti është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një 26 vjeçare në një nga motelet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ka deklaruar se i dyshuari 31 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Sot, rreth orës 04:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se rreth orës 00:30 në rrugën magjistrale Ferizaj Prishtinë në një motel në Ferizaj dyshohej se ishte një rast “ Dhunimi”. Policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marr veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet”.

“Në lidhje me këtë policët hetues kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar personin mashkull, kosovar i moshës 31 vjeçar me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Dhunimi” ndaj femrës kosovare e moshës 26 vjeçare .I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli është ndër vendet që ka dërguar më shumë forca…