Policia jep detaje për një shpërthim shok bombe në veri

19 dhjetor 2022 | 19:10

Policia e Kosovës ka sqaruar në lidhje me raportimet në medie lidhur me thyerjen e xhamave të disa lokaleve në veri të vendit.

“Me datën 19.12.2022, rreth orës 02:20, gjatë natës, në Mitrovicën e veriut, konkretisht afër udhëkryqit te shkolla teknike është raportuar për një shpërthim të një bombe çorientuese (shok bombe)”.

“Si pasojë e këtij shpërthimi janë raportuar thyerje të disa xhamave në katër lokale, në dy prej të cilave nuk zhvillohet ndonjë biznes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me njësitet e saj, përfshirë edhe njësinë kundër terrorizmit po ndërmerr veprime intensive në hetimin e këtij rasti për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të kryerësve të këtyre veprave kriminale.

“Fushatat propaganduese të ditëve të fundit nga qarqe politike e media kryesisht serbe, kundërshtohen fuqishëm nga Policia e Kosovës dhe kërkohet nga qytetarët dhe mediat në përgjithësi që çdo informacion të ndjeshëm ta konfirmojnë përmes autoriteteve kompetente, respektivisht zyrës për media në Policinë e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë dhe posedimit të informatave të sakta dhe në kohë reale”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi ka njoftuar se do të…