Policia jep detaje rreth rrahjes së katër pjesëtarëve të saj në Prishtinë

05 qershor 2018 | 22:39

Katër zyrtarë policor janë sulmuar nga një grup qytetarësh sot në Prishtinë. Si pasojë e kësaj, policët kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për “Express” e ka konfirmuar, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot pasdite, njësia policore gjatë patrullimit në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ka hasur në një person të dyshuar, me iniciale A.G.,me veturën e tij, i njëjti posa i ka vërejtur zyrtarët policor ka braktisur veturën dhe me një çantë në dorë ka ikur në drejtim të një shtëpie aty afër. Zyrtarët policorë gjatë tentimit të ndalimit kanë hasë në një rezistencë- sulm nga një grup qytetarësh (që të gjithë si dhe i dyshuari i parë, kanë të njëtin mbiemër)”, ka sqaruar Krasniqi.

Për këtë rast, Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, dy nga ta me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa për tre të tjerë procedura do zhvillohet në formë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë…