Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë, publikon videon

08 shkurt 2024 | 19:43

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve në sigurimin e informatave për arrestimin e personit të dyshuar për vjedhje të rëndë në një lokal në Suharekë.

Në njoftimin e policisë thuhet se sektori i hetimeve i Stacionit të Policisë në Suharekë është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vjedhje e rëndë”.

“Me datë 14.12.2023 rreth orës 12:00 ne Rr. ‘Mulla Nura’ në Suharekë në Lokalin ‘Halili Agentur’ nga persona të panjohur ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Gjësendet e vjedhura arrijnë vlerën 6,000 euro”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Policia thotë se nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”.

Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë, në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport…