Policia konfirmon vdekjen e një personi pas rrëzimit të lisit në Prishtinë

06 qershor 2022 | 16:05

Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga një dru.

Erërat e forta kanë rrëzuar një lis, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit, aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka mbetur i vdekur para pak qastesh si…