Policia konfiskon 21 qese me marihuanë në Skenderaj

25 mars 2024 | 12:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Epopeja e Jasharajve” në Skenderaj, ka kryer kontrollin e një automjeti.

Gjatë kontrollit të automjetit, të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë (21 paketime në qese plastike dhe dy koka të marihuanës ) të gjitha në peshë 14.4 gram.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia u ka ndarë medalje nderi dhe shtetërore të hënën…