Policia konfiskon 82 kilogramë drogë në veri të Mitrovicës

01 mars 2018 | 16:09

Policia e Kosovës ka bërë me dije se të mërkurën, gjatë punëve intensive policore operacionale dhe hetimore ka konfiskuar rreth 82 kilogramë drogë në veri të Mitrovicës.

“Dje me datë 28.02.2018, gjatë punëve intenzive policore operacionale dhe hetimore Policia e Kosovës ka arritur të marrë informata relevante se në fshatin Suhodoll, në një shtëpi të një personi mashkull kosovar/serb gjendet sasi e substancës se dyshuar si drogë”.

“Policia me njësitet relevante, asistuar edhe nga stacioni policor Mitrovicë veri, sipas procedurave ka ndërmarr veprimet e nevojshme dhe pas realizimit të kontrollit, në tavanin e shtëpisë së lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 27 pako që dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të destinuara për shitje, dhe pesha totale ka rezultuar, 81 kg e 825 g (afër 82 kg)”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të tjera sipas procedurave ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar të…