Policia kufitare ia gjen mbi 41 mijë euro kesh një personi

13 maj 2022 | 23:17

Të premten në pikën kufitare SPK Kullë, zyrtarët policorë kufitarë gjatë kontrollit të një personi i cili ishte me automjetin e tij, kanë hasur një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijen e dytë.

I dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre.

Zyrtarët policorë dhe ata doganorë janë marr me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar (41.750 Euro), dyzet e një mijë e shtatëqind e pesëdhjet euro.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokuroris Themelore në Pejë, ku është inicuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezentim i dëshmis për prejardhje të hollave).

Rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prani të mërgatës sonë, përfaqësuesve institucional dhe personaliteteve nga…