Përurohet hapja e Shërbimeve Konsullore në Iowa

13 maj 2022 | 22:59

Në prani të mërgatës sonë, përfaqësuesve institucional dhe personaliteteve nga Iowa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përuroi hapjen e Shërbimeve Konsullore në Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni, u bë edhe prerja formale e shiritit nga kryeministri Kurti, së bashku me Ryan Carroll nga Greater Des Moines Partnership.

Me këtë rast, formalisht u regjistruan dy fëmijët e familjes Kërveshi që jetojnë në Iowa të ShBA-së prej vitesh, të cilëve u dorëzuan certifikatat si shtetas të Republikës së Kosovës.

U theksua se hapja e shërbimeve do të përmirësojë lidhjet e Konsullatës së Republikës së Kosovës me mërgatën tonë në Iowa.

Duke zgjeruar shërbimet e ofruara në këtë konsullatë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon qëndrueshmërinë e konsullatës, si dhe do të përmirësojë marrëdhëniet e saj me shtetin e Iowa-s dhe më gjerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku dhe Berat Shala, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka…