Policia largon nga autobusi lëndën shpërthyese në Llapushnik

05 dhjetor 2020 | 22:57

Njësitet e Policisë për deminim kanë arritur të tërheqin një lëndë që dyshohet të jetë shpërthyese nga autobusi në Llapushnik.

Siç njofton policia, njësitet e hetuesisë do të merren me hetimet për të ndriçuar këtë rast.

“Në ora 19:51, njësitet policore që kanë qenë të përfshira në rastin në Llapushnik kanë përfunduar ekzaminimet në vend-ngjarje”.

“Njësia për trajtim të materieve shpërthyese e PK-së, ka arritur të largojë nga autobusi një sasi lënde që dyshohet të jetë shpërthese. Në koordinim me prokurorin është inicuar rasti ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘ mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’”, deklaroi Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës sonte ka ndezur dritat për të sjellë…