
Policia mbyllë 6 lokale në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë
12 gusht 2020
| 22:21
Policia e Kosovës në Gjakovë ka mbyllur 6 lokale në Çarshinë e Vjetër, për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
“Policia bashkë me Inspekcionin kanë mbyllur gjashtë lokale deri më tash. Ndërkaq në plan ka qenë të kontrollohen rreth 30 lokale.
Aksioni i Policisë sot ka filluar më herët, nga ora 18:00”, ka thënë Graishta.