Policia mbylli 22 lokacione ku dyshohet se është zhvilluar prostitucion

20 mars 2019 | 13:34

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për mbylljen e 22 lokaleve për shkak të parregullsive që mund të mund të lidhen me trafikim dhe prostitucion.
Riza Murati nga Drejtoria për hetimet e trafikimit me qenie njerëzore në Policinë e Kosovës, ka bërë me dije se gjatë vitit 2019, në nëntë aksione policore janë arrestuar 41 persona të përfshirë në këto vepra penale, ndërsa në vitin 2018 ishin arrestuar 44 persona.

Ai ka treguar se kjo veprimtari më së shumti ushtrohet në qendra të masazhit, ndaj të cilave janë zhvilluar edhe aksionet e policisë.

“Të inspektuara 48 lokale, prej tyre 22 të mbyllura për shkak të parregullsive. Janë hasur duke punuar 211 punëtorë, prej tyre, 180 femra, 31 meshkuj. Shtetas të huaj të hasur duke punuar janë 20, 11 të Shqipërisë, gjashtë të Tajlandës, ka pasur të Italisë, Rumanisë, Gjermanisë. Janë hasur edhe pesë punëtore të gjinisë femërore, nën moshën 18-vjeçare. Kemi pasur dy raste në dy lokacione ku janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për veprën penale për prostitucion apo detyrim prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion”, ka thënë Murati.

Ndërkohë, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se lokacionet e mbyllura do të gjobiten me shumën prej 1,000 eurosh.

“Si rezultat i këtyre aksioneve, mbesin të mbyllura 22 lokale të masazhit deri tash. Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës është duke i ndjekur procedurat për secilin rast, me urdhëresat dhe gjobat përkatëse. Kushdo që largon bllombën pa urdhër të inspektorit, do të ndiqet penalisht”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot…