
Policia në Ferizaj ndëshkon pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndëshkuar pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik.
“Më 17.10.2025, në rrugën ‘Rexhep Bislimi’, një shofer (21 vjeç) u kap duke lëvizur me 117 km/h në zonën me kufizim 40 km/h dhe pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalje, me datën 22.10.2025 u ndëshkua me 800 euro gjobë. Më 23.10.2025, në rrugën ‘Brahim Ademi’, një shofer (22 vjeç) u kap me 143 km/h në zonën me kufizim 50 km/h. Ndaj tij u shqiptua 400 euro gjobë, 4 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 9 muaj. Po atë ditë, në fshatin Babush, një shofer (40 vjeç) u ndal pasi po lëvizte me shpejtësi 161 km/h dhe rezultoi me 0.85 promila alkool . U ndëshkua me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe ndalim patente për 6 muaj. Në Shtime, në rrugën ‘Adem Jashari’, më 21.10.2025, një shofer (23 vjeç ) u kap me shpejtësi 126 km/h në zonën me kufizim 50 km/h dhe u ndëshkua me 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe heqje patente për 3 muaj. Ndërsa më 23.10.2025, në rrugën ‘Tahir Sinani’ në Shtime, një shofere (23 vjeçe) me masë mbrojtëse aktive u ndëshkua me 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim të masës edhe për 6 muaj dhe iu sekuestrua automjeti”, ka njoftuar policia.
Policia Rajonale në Ferizaj ka bërë apel tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, pasi shpejtësia e lartë dhe pakujdesia gjatë ngasjes paraqesin rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve.