Policia në Mitrovicën e Jugut shton kontrollet në parandalimin e aksidenteve

22 dhjetor 2023 | 11:09

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut, me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit-sensibilizimit, të shoferëve për parandalimin e aksidenteve dhe ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor, gjatë kësaj jave nën moton “Mos lejo që shpejtësia të të udhëheqë!”, në të gjitha akset rrugore ka shtuar kontrollet me fokus respektimi i shpejtësisë, ku njëkohësisht për shoferët po shpërndahen fletushka me këshilla për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë.

Përveç kontrolleve rutinë, kontrolleve me radarë, dhe masave tjera ndëshkimore, nga data 1 deri më 20 dhjetor, janë shqiptuar gjithsej 3589 gjoba, nga këto vetëm për mosrespektim të shpejtësisë janë shqiptuar: 1719 gjoba.

Policia, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, në veçanti shoferët me qëllim që të mos rrezikojnë veten dhe pjesëmarrësit tjerë, por t’ju përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin për sigurinë në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Kolnit dhe trajneri Steffen Baumgart kanë vendosur të…