Policia nis patrullimin me vetura civile

07 gusht 2018 | 16:19

Për shkak të shtimit të numrit të automjeteve në trafik dhe numrit të aksidenteve në javët e fundit, Policia e Kosovës ka vendosur që ta çojë më tutje patrullimin duke nisur me përdorimin e veturave civile në këtë detyrë.

Automjetet zyrtare/civile të policisë drejtohen nga zyrtarë policorë në uniformë zyrtare dhe të njëjtat janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm, zërim dhe ndalimi i kundërvajtësve nga këta zyrtarë me automjete civile bëhet vetëm pas ndezjes së dritave rotative dhe alarmit me zërim, gjithnjë duke i pasur parasysh rregullat e sigurisë në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës ka kërkuar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht tek shoferët e automjeteve, që të respektojnë rregullat që dalin nga Ligji i trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në mbledhjen e Qeverisë…