Policia për nëntë muaj konfiskoi mbi 7 mijë e 400 patentëshoferë

11 tetor 2023 | 16:53

Policia e Kosovës është duke vazhduar ndërmarrjen e aktiviteteve kundër shkeljes së rregullave në komunikacion.

Për të parandaluar aksidentet e shumta që janë duke ndodhur dhe që kanë sjell edhe humbjen e jetëve, organet e rendit i kanë shtuar angazhimet në terren.

Si rezultat i kontrollave, për nëntë muaj nga janari e deri në shtator janë konfiskuar një numër i madh i patentëshoferëve. Numri i tyre është hiç më pak se 7 mijë e 403.

“22 434 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, ka njoftuar policia.

patente shoferet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dyshuari për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë…