Policia pranon donacion pajisje për digjitalizimin e dosjeve për personat e pagjetur

27 prill 2021 | 16:20

Në një ceremoni të organizuar të martën në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje për digjitalizimin e dosjeve për personat e pagjetur.

Ky donacion korrespondon me Ditën e Personave të Pagjetur në Kosovë, dhe me ketë rast Policia e Kosovës ka shprehur konsideratë dhe ka falënderuar partnerët për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

“Ky donacion është i një rëndësie të veçantë për punën e policisë në gjetjen, identifikimin dhe administrimin e rasteve të personave të pagjetur, përmes një procesi të digjitalizimit të këtyre dosjeve”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, ka thënë se para…