Policia prezanton drogën e sekuestruar me origjinë nga Shqipëria

10 shkurt 2022 | 14:44

Droga që u kap mbrëmë nga Policia e Kosovës në Konushefc të Podujevës, me peshë 91 kg, dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria, kurse si destinim final dyshohet se kishte vendet e Bashkimit Evropian (BE).

“Droga dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria dhe ka kaluar përmes Prizrenit në Podujevë. Ka pasur destinim final vendet e BE-së”, ka thënë zyrtarët e policisë në një konferencë.

Përveç 91 kg drogë të llojit marihuanë, në Konushefc janë konfiskuar edhe një veturë “Audi” me targa të Gjermanisë, një veturë “Glof 4” me targa të Austrisë, dy vetura tjera dhe para me vlerë mbi 650 euro.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa në kërkim janë edhe tre të tjerë.

Pamje të drogës:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hana Xhemajli, një ish-aktiviste e shoqërisë civile, i është bashkuar…