Policia rajonale e Ferizajt realizoi 31 urdhëresa të gjykatave

11 shtator 2023 | 10:49

Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë javës që shkoi, ka realizuar 31 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot…