Policia raporton për grabitjen e armatosur në këmbimoren në Prishtinë

19 dhjetor 2023 | 08:48

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen e djeshme në një këmbimore në Prishtinë.

Sipas policisë, grabitja dyshohet të jetë kryer nga dy persona të armatosur, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Prishtinë  18.12.2023-09:55.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në  lokal, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia populiste e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç fitoi zgjedhjet e…