Policia shqiptare ndalon pejanin me mbi 11 mijë euro të padeklaruara

17 mars 2023 | 13:39

Shërbimet e Policisë Kufitare të Shqipërisë kanë ndaluar një shtetas të Kosovës, me iniciale N. F, i cili po tentonte të kalonte kufirin me automjetin e tij nga Mali i Zi për në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan kanë gjetur dhe sekuestruan 11 790 euro të padeklaruara nga shtetasi N. F.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat operacionale të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 58 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”,  ka njoftuar Policia e Shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u mësuan sfidat çerekfinale në Ligën e Kampionëve, në…