Ja çiftet çerekfinaliste në Ligën e Evropës

17 mars 2023 | 13:27

Pasi u mësuan sfidat çerekfinale në Ligën e Kampionëve, në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çiftet çerekfinaliste të Ligës së Evropës.

Këto çerekfinale do të luhen më datë 13 dhe 20 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 11 dhe 18 maj. Finalja e madhe në Budapest do të luhet më 31 maj.

Gjysmëfinalja e parë do të ketë në përballje fituesin e sfidës Juventus-Sporting dhe Manchester United-Sevilla, ndërsa gjysmëfinalja e dytë do të jetë fituesi i sfidës Feyernoord-Roma dhe Leverkusen-Union SG.

Ndeshjet e çerekfinaleve:

Manchester United-Sevilla
Juventus-Sporting
Bayer Leverkusen-Union SG
Feyenoord-Roma

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajet Musaj shpall të pavlefshme deftesat e kl VI -…