Policia sllovene jep detaje për 27 vjeçarin nga Kosova që u mbyt në liqen

24 korrik 2022 | 23:06

Një i ri nga Kosova e ka humbur jetën në Slloveni.

Zëdhënësja e policisë së Mariborit Anita Kovaçiq-Celofiga, ka thënë se bëhet fjalë për një 27 vjeçar nga Kosova.

Kovaçiq- Celofiga theksoi se në këtë rast sipas informacioneve të deritanishme nuk bëhet fjalë për krim.

“Mund të ju konfirmojmë se dje jemi njoftuar për aksidentin e një 27 vjeçari në një liqe në zonën e Ptujt. Viktima, shtetas i Kosovës u nxor nga uji. Atij iu ofrua ndihma por fatkeqësisht nuk pati sukses” – tha Kovaçiq – Celofiga.

“Vdekja sipas informacioneve të deritanishme nuk është rezultat i ndonjë krimi. Vdekja e të ndjerit u konfirmua në vendngjarje dhe u urdhërua për një autopsi sanitare. Për gjetjet do të njoftohet edhe prokuroria kompetente e shtetit” -tha ajo në një përgjigje për Klankosova.tv.

Gjatë ditës u raportua nga mediat lokale se i ndjeri vinte nga fshati Përqevë e komunës së Klinës, por kjo ende s’është konfirmuar.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, afaristët në Maqedoninë…