Policia zvogëlon numrin e dënimeve në trafik

19 gusht 2018 | 17:15

Të dhënat e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës tregojnë për ulje të madhe të numrit të tiketave të shqiptuara nga policia.

Në raportin e fundit, policia ka raportuar për vetëm 1198 tiketa të shqiptuara.

Dy javë më parë numri i tiketave shkonte deri në 1850 në ditë në kohën kur aksidentet ishin shpeshtuar.

Duke iu referuar situatës aktuale lidhur me aksidentet në trafik dhe pasojat e tyre, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Policisë së Kosovës pati ndërmarr masa serioze shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë, parandalimin e aksidenteve të trafikut dhe zbatimin e ligjshmërisë në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor.

Për këtë qëllim Policia e Kosovës nga data 24 korrik pati themeluar task forcë  për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës në periudhën janar – qershor të këtij viti 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe 5 629 persona janë lënduar lehtë e rëndë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bankat komerciale në Kosovë sa shkojnë e rrisin barrën ndaj…