Politikanët kanadezë mbathin këpucë rozë me take të larta

24 prill 2023 | 08:13

Në internet është shpërndarë videoja e politikanëve kanadezë, të cilët në seancën e kuvendit janë shfaqur me këpucë rozë me taka.

Në fakt, siç raportojnë mediet e atjeshme, në parlamentin kanadez këtë e bën në kuadër në eventit “shpresat në taket e larta”, që sponsoron një strehë të grave në Ontario, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave.

“Dhuna mbi gratë akoma është prezentë në shoqërinë tonë”, ka shkruar në Twitter ministri kanadez i Komunikacionit, Omar Alghabra, duke publikuar videon e ngjarjes.

“Shpresat në take të larta është një event që rrit ndërgjegjësimin për dhunën ndaj grave, të njëjtën kohë inkurajon burrat dhe djemtë të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit. Kemi mbathur këpucët e tyre rozë si shenjë mbështetje”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kjo është teknologjia e parë në histori që krijon histori,”…