Politikani serb pretendon se e ‘zuri’  Sveçlën: Me kë u takua ministri i Kurtit në restorantin Hajduçki?

23 tetor 2022 | 14:17

Aleksandër Arsenijeviq, kryetar i partisë “Mbijetesa Serbe”, ka shkruar një status në “Facebook”, në të cilën ka ngritur një pretendim të çuditshëm.

Sipas Arsenijeviqit ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka realizuar një takim në komunën e Zveçanit, në një restorant me emrin Hajduçki.

Në pretendimet e tij, Arsenijeviq ka thënë se dikush duhet të shpjegojë se përse ka ndodhur ky takim.

“A do të na e shpjegojë dikush se me kë është takuar dje z.Sveçla, ministër i Ministrisë së Brendshme në Qeverinë e Kosovës, në restorantin Hajduçki konak që është në komunën e Zveçanit. Unë dyshoj se me partnerët e tij të koalicionit, po ju?”, ka shkruar ai, transmeton “Nacionale”.

Zyrtarisht ende nuk është arritur të konfirmohet nëse ministri Sveçla ka qëndruar në Zveçan ashtu siç pretendon Arsenijeviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari…