Polonia i bën gati aeroplanët ushtarakë pas sulmeve ruse pranë kufirit të saj

24 mars 2024 | 09:53

Rusia ka nisur sulmet ajrore në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Dhe sulmi në Ukrainën perëndimore, me raketa që fluturonin afër Polonisë, i shtyu forcat e armatosura polake të “aktivizonin aeroplanët” për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore pranë kufirit të saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Forcat e armatosura të Polonisë thanë në X: “Komanda Operacionale e forcave të armatosura po vëzhgon sonte aktivitetet intensive të aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, që kanë të bëjnë me sulmet ajrore dhe raketore ndaj objekteve të vendosura në territorin e Ukrainës”.

“Të gjitha procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake janë nisur dhe DO RSZ po monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme”.

Ndryshe, kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi tha në Telegram se nuk kishte sulme në qytet, por rreth 20 raketa dhe shtatë drone sulmuese synonin “infrastrukturën kritike” në rajonin më të gjerë të Lviv.

Ndërkohë, në Kiev, në qendër të Ukrainës, kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se ka pasur disa shpërthime.

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan rreth një duzinë raketash të lëshuara nga Rusia mbi Kiev dhe zonat përreth, sipas Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka falënderuar NATO-n dhe Shtetet…