Pomeroy sjell mesazhin e senatorit Bob Dole për 20-vjetorin e çlirimit

13 qershor 2019 | 14:07

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ish-kongresmenin amerikan Earl Pomeroy.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Pomeroy ka sjell në Kosovë urimet më të mira të senatori Bob Dole, i cili nuk mundi të vijë personalisht në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës. “Prita në takim ish-kongresmenin amerikan Earl Pomeroy, i cili po qëndron në Kosovë për të festuar 20 vjetorin e çlirimit të vendit tonë. I dërguar nga senatori Bob Dole, i cili nuk mundi të vijë personalisht, ish-kongresmeni solli urimet më të mira të senatorit Dole për popullin tonë. Përjetë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se keqinvestimi…