Pompeo kërkon heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe

27 shkurt 2020 | 11:52

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentumin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, përmes një komunikate ka vlerësuar se Pompeo gjatë takimit në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

“Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë”, është thënë në komunikatën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vushtrria ka nisur javën e kaluar përgatitjet për derbin me…