Pompeo kërkon nga Kazakistani t’i bëjë presion Kinës për situatën në Xinjiang

02 shkurt 2020 | 12:21

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka bërë thirrje Kazakistanit që t’i bashkohet Uashingtonit që të kërkojë nga Kina të respektojë të drejtat e pakicave myslimane në rajonin Xinjiang.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se autoritetet kineze ushtrojnë mbikëqyrje të fortë, ndalime arbitrare dhe indoktrinim të detyrueshëm ndaj grupeve etnike myslimane ujgurëve dhe kazakëve që jetojnë në Xinjiang.

Kina është partnerja kryesore për vendet e Azisë Qendrore dhe mediat e kontrolluara nga shteti në Kazakistan, në përgjithësi kanë shmangur raportimet për qendrat e internimit në Xinjiang.

Pompeo këto komente i ka bërë gjatë vizitës në Nur-Sultan, kryeqytetin e Kazakistanit, teksa mbajti takim me ministrin e Jashtëm kazak, Mukhtar Tileuberdi, raporton “Rel”.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha vendeve që të bashkohen me ne duke kërkuar që kjo shtypje të marrë fund menjëherë. Ne kërkojmë që ata të sigurojnë strehim të sigurt dhe azil për ata që kërkojnë të ikin nga Kina. Mbroni dinjitetin njerëzor, thjesht bëni atë që është e drejtë”, ka thënë sekretari Pompeo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian,…