Pompeo: Kina paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të ShBA-së

23 maj 2019 | 17:33

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Kina paraqet një rrezik të vërtetë për sigurinë kombëtare të ShBA-së.

Ai ka shfaqur besimin se më shumë kompani amerikane do të shkëpusin raportet me kompaninë kineze të teknologjisë “Huawei”.

Pompeo në një intervistë për “CNBC” se i beson një raportimi të “New York Times” se Kina po përdor teknologjinë e nivelit të lartë për të nënshtruar dhe kontrolluar pakicën etnike të myslimanëve ujgur.

Ditë me parë kompania amerikane “Google” ka njoftuar se do të ndërpresë mundësinë e përditësimit të aplikacioneve në sistemin operativ Android të cilin e përdorin telefonat e mençur të kompanisë kineze “Huawei”.

Ky veprim vjen pasi administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shtuar “Huawei” në një listë të kompanive me të cilat kompanitë amerikane nuk mund të bëjnë tregti nëse ato nuk posedojnë licencë.

“Huawei” ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të ShBA-së dhe Kinës, që ka dominuar politikën globale gjithë vitin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara deri më tani u kanë ndaluar një varg agjencive federale përdorimin e produkteve të “Huawei”-t.

“Huawei” përballet me një reagim në rritje nga vendet perëndimore, të udhëhequra nga ShBA-ja, mbi rreziqet e mundshme që paraqiten duke përdorur produktet e saj në rrjetet e ardhshme mobile të “5G”.

Disa vende kanë ngritur shqetësime se pajisjet “Huawei” mund të përdoren nga Kina për mbledhje të informacioneve dhe mbikëqyrje, akuza të cilat kompania kineze i ka mohuar. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plani i ri për Brexit-in i kryeministres, Theresa May nuk…