“Populli t’ua mbajë mend, për vete deshën ta kallin vendin”

22 dhjetor 2017 | 23:41

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu ka thënë se tentativa e partive në pushtet për të anuluar Ligjin për Gjykatën Speciale është bërë me qëllim për t’ia lënë fajin opozitës për themelimin e kësaj gjykate.

Sejdiu ka thënë se partitë në pushtet duan të përçojnë mesazhin se “kinse ne deshtëm ta anulojmë, por nuk deshti opozita”.

“Blofi i trojkës që po e shkatërron Kosovën shihet lehtë e qartë. Me këtë tentativë, tash në prag të aktakuzave/arrestimeve, mundohet me i hedhë popullit hi syve dhe tenton që për Specialen, t’ia lë fajin opozitës. Kinse ne deshtëm ta anulojmë, por nuk deshti opozita. Kot e keni!!! Specialën na e sollët ju, dhe ju personalisht e bartni përgjegjësinë para popullit e para historisë. Ta dini, populli spo harron e spo falë më aq lehtë!”, ka shkruar Sejdiu në profilin e vet në “Facebook”.

“Le të mbahet në mendë nga populli! Të mos harrohet se për të shpetuar vehten, deshtën ta kallin vendin. Për t’i ikur përgjegjësisë para popullit e historisë, ishin të gatshëm ta fundosin të ardhmen tonë. Për të përfituar personalisht, ishin të gatshëm ta sakrifikojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Për t’ia zgjatur vetit pushtetin edhe disa ditë, deshtën të na prishin me miqtë tanë më të mirë. Mos ua harroni këtë kur ju trokasin në derë dhe ua kërkojnë votën”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Islam Pacolli ka…