Popullsia në Australi arrin në 25 milionë

07 gusht 2018 | 13:35

Numri i popullsisë në Australi do të arrijë shifrën 25 milionë, për herë të parë është raportuar të martën pas matjeve zyrtare.

Shifrat, që janë rritur edhe si pasojë e migrimit kanë nxitur debatin për meritat e “mëdha apo të vogla” të Australisë dhe ngjeshjes së qyteteve.

Aspekti më kontradiktor ka qenë migrimi dhe ajo nëse ky fenomen është duke u rritur shumë apo nëse do të vazhdojë t’i kontribuojë kombit.

Derisa shtrirja urbane përkeqësohet në Sidnej dhe Melburn, Qeveria ka kërkuar nga banorët të shikojnë vende tjera ku mund të vazhdojnë jetesën.

Popullata e Australisë është e koncentruar rreth bregut të saj pasi vetëm në Sidnej dhe Melbërn jetojnë rreth dy të pestat e popullatës.

Sipas matjeve vjetore në Australi, popullata është rritur për 1.6 për qind apo 388 000 persona, nga ta 62 për qind kanë qenë emigrantë dhe 38 për qind nga rritja e natyrshme.

Në këtë shekull është vlerësuar se numri më i madh i emigrantëve vjen nga India, Kina, Britania, Filipinet dhe Afrika Jugore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, as që dëshiron…