Portieri shënon nga porta në portë (Video)

20 janar 2021 | 13:55

Një portier nga Liga e Dytë Angleze, niveli i tretë i futbollit në ishull, u bë protagonist i javës.

Edhe pse ka detyrë të mbrojë golat e kundërshtarëve, Tom King shënoi nga porta në portë, direkt nga rivënia fundore.

Ai kaloi në avantazh ekipin e tij, Newport County, që në fund barazoi përballë Cheltenham. 25-vjeçari King u ndihmua edhe nga kushtet e fushës, që prej reshjeve i dha forcë më të madhe topit gjatë përplasjes, duke nxjerrë jashtë loje portierin kundërshtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Juan Cuadrado është shëruar nga koronavirusi dhe do të…