Portlandi siguron një vend në ‘play-off’

17 gusht 2020 | 18:00

Portlandi është skuadra e fundit që siguron një vend në çerekfinalet e “play-off”-it, pas fitores 126-122 ndaj Memphisit, në ndeshjen shtesë mes dy ekipeve.

Të dyja ekipet e mbyllën sezonin e rregullt me pikë të barabarta në Konferencën e Perëndimit, ndaj u desh një vend shtesë për vendin e tetë në këtë Konferencë.

Skuadra e Portlandit arriti të triumfojë falë dyshes Lillard-McCollum, që të bashkuar realizuan 60 pikë. Në çerekfinale, skuadra e Blazersit do të luajë ndaj Lakersit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është një mozaik…