Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare me titull “Shtëpitë shkolla”

20 shtator 2022 | 12:28

Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim të jashtëzakonshëm pullën postare me titull “Shtëpitë shkolla”.

Sivjet u mbushën plot 30 vjet nga dita e themelimit të lidhjes së arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri”, e cila pati rolin ministror mbi funksionimin e sistemit të pavarur të arsimit të Kosovës, pasi policia serbe rrethoi shkollat, duke mos lejuar mësimdhënësit dhe nxënësit të hyjnë në ndërtesa.

“Mësimdhënësit shqiptarë kishin refuzuar të jepnin mësim me kurrikulën e re serbe, kështu që shteti pushtues i shkarkoi ata nga puna. Drejtorët shqiptarë të shkollave u zëvendësuan me drejtorë serbë. Nxënësit dhe studentët shqiptarë – 400 mijë gjithsej – nuk shkuan në shkollë deri në janar të vitit 1992. Për mbijetesën e arsimit shqip në Kosovë, familjet patriotike arsimdashëse hapën 3 mijë e 200 shtëpi të tyre, bodrume dhe garazhe private, që u shndërruan në shkolla të improvizuara për strehimin e mbi 100, mijë nxënësve të shkollave të mesme dhe studentë shqiptarë”.

“Filatelia e Postës së Kosovës, përmes imazhit të pullës postare, nderon dhe kujton të gjithë arsimtarët, drejtorët e shkollave, pronarët e shtëpive dhe hapësirave për mësimdhënie, prindërit e gjeneratave të viteve ’90-ta, nxënësit për kontributin, qëndresën dhe sakrificën e tyre në ruajtjen dhe mbrojtjen e substancës së arsimit shqip dhe të identitetit kombëtar”, ka njoftuar Posta e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga politikanët më të popullarizuar në SHBA, Ted Cruz,…