Posti i presidentit nuk është pjesë e marrëveshjes LV-LDK

02 shkurt 2020 | 10:28

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje është e mirë dhe në dobi të Kosovës dhe në dobi të ndyrshimeve që duhet ndodhin vendit.

“Kjo marrëveshje është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të gjatë me Kurtin, por edhe me bashkëpunëtorët e tij. Kemi shqyrtuar Të gjitha alternativat dhe kemi ardhur në një zgjidhje që vlerësojmë se është në dobi të Kosovës. Mendojmë që kjo qeveri të jetë në të mirën e të gjithëve”, ka thënë Mustafa në konferencën e përbashkët për media me Kurtin.

Ai ka bërë me dije se për postin e presidentit se do të merren vesh me Kurtin kur të vijë koha.

“Kemi vendosur që presidenti të mos jetë pjesë e marrëveshjes që sot e kemi nënshkruar por të dakordohemi me Kurtin dhe ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme. Në Këshillin e Përgjithshëm vendosim për kryetar të Kuvendit dhe od të jetë ajo apo ai që është votuar më shumë nga qytetarët”, ka deklaruar Mustafa.

Dy liderët, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, kanë njoftuar se qeveria e ardhshme do të ketë 15 ministri.

Sipas kësaj marrëveshjeje, LVV pritet të udhëheqë 6 ministri, aq sa dhe LDK-ja. Ndërkaq, 3 ministri do t’i takojnë komuniteteve.

Qeveria Kurti do të ketë dy zëvendësministra dhe rreth 33 ministra.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së Isa…