Potoku: Kemi kualitet për të arritur në finale të Kupës

02 qershor 2020 | 23:03

Për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës që Ballkani e zhvillon ndaj Feronikelit, foli Arbër  Potoku.

Futbollisti i njohur i klubit nga Suhareka, ka thënë për “Epokën e re” se Ballkani synon kualifikimin në finale.

“Sigurisht që pauzat nuk janë të mira për asnjë futbollist, por kështu është situata dhe duhet të pajtohemi. Besoj se kemi stërvitur dhe jemi përgatitur mjaftueshëm që të fillojmë me në fund me ndeshjet e Kupës po ashtu edhe në ndeshjet kampionale, kurse synimet tona janë që të tregojmë lojëra të bukura siç kemi treguar deri me tani. Me kualitetit që kemi besoj se do të kualifikohem në finale të Kupës”, ka thënë Potoku.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 30 vjetësh Liverpul po përgatitet të fitojë ligën angleze,…