
Pozhari: “Deva Tours” e Gjakovës me biletat më të lira e më të përballueshme për xhepin e studentëve
Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka lavdëruar kompaninë “Deva Tours”, për çmimet e biletave për udhëtarët por dhe studentët që udhëtojnë në relacionin Prishtinë-Gjakovë dhe anasjelltas.
“Një taxi në Prishtinë t’i merr 4-5 euro prej stacionit të autobusëve dhe ta lodh kryt se si janë të detyruar shkaku i shtrenjtimeve, ndërkohë që 90 km i bën me një biletë 3 euro”, ka shkruar Pozhari.
Postimi i plotë i tij:
Nuk ka student/e që udhëton Gjakovë – Prishtinë dhe anasjelltas i cili nuk e din se kompania “Deva Tours” i ka biletat më të lira e më të përballueshme për xhepin e tyre.
Pas shumë kohësh, vendosa të udhëtoj me autobus. Kjo kompani vazhdon të operojë me çmimet e njëjta, derisa të tjerët thuajse i kanë dyfishuar çmimet.
Një taxi në Prishtinë t’i merr 4-5 euro prej stacionit të autobusëve dhe ta lodh kryt se si janë të detyruar shkaku i shtrenjtimeve, ndërkohë që 90 km i bën me një biletë 3 euro.
Kjo kompani e ka kuptuar atë që do duhej ta dimë të gjithë: secili nga ne, në mënyrën tonë, mund të japim diçka nga vetja për ata që janë e ardhmja e këtij vendi.
Bravo ju qoftë për këtë kontribut modest, por shumë kuptimplotë për brezat e rinj.