Pozitë e opozitë kundër kushtëzimit të liberalizimit të vizave me dialogun

18 korrik 18:11

Autoritetet në Prishtinë nuk e fshehin drojën se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, mund të përfshihet si kusht i ri për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Me një kusht të tillë, nuk do të pajtoheshin as partitë në pushtet dhe as ato në opozitë.

Ministrja për Integrim Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se “kjo do të ishte më të vërtetë zhgënjyese që të shihen tendenca të tilla, pavarësisht faktit se duhet të pranojmë se kemi pasur kërkesa, qoftë për suspendimin e taksës, qoftë për vazhdimin e dialogut, njëra e ndërlidhur me tjetrën”.

“Unë shpresoj që të mos ndërlidhet, sepse ne qysh në start e kemi paguar dyfishin e çmimit që vendet e rajonit e kanë paguar për këtë proces, pra ne kemi 95 kritere, kurse vendet e tjera i kanë pasur 40-45 kritere”, ka thënë Hoxha.

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ka shfaqu shpresën që kjo çështje të mos ketë tendenca të tilla.

“Këtë e kemi bërë të qartë, edhe unë në shumë takime të mia, dhe kemi thënë se nuk duhet të paguajmë edhe një herë për liberalizimin e vizave duke na kërkuar diçka që nuk është fare e lidhur me liberalizmin e vizave”, ka thënë ajo.

Përfaqësuesit e opozitës, por edhe analistët politikë kanë thënë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet që çështja e liberalizmit të vizave të mos lidhet me procesin e dialogut politik Kosovë- Serbi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/dialogu-kushtezimi-liberalizimi-vizave/30062874.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angeline Jolie dhe vajza e saj 11-vjeçare, Vivienne Jolie-Pitt, nuk…