Prehet i qetë në tokën e Malësisë që aq shumë e deshi, atdhetari Dodë Prekë (Doli) Gojçaj

09 janar 2024 | 21:04

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 77-vjeçare, ka ndërruar jetë atdhetari i shquar Dodë Prekë Gojçaj.

I ndjeri Doda, i takonte familjes së madhe atdhetare të Prekë Gjonit, e cila shquhej për arsimdashje, atdhetarizëm dhe fuqizim të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.

Kontributi i Dodës për çlirimin e Kosovës është i madh si dhe kontributi për të drejtat e shqiptarëve kudo ata jetojnë.

Doda ishte bartës i aktiviteteve arsimore, politike e atdhetare në Malësi të Madhe, aktiv nga koha kur shqiptarët vuanin nën okupimin jugosllav, duke përkrahur familjet e varfra, duke përkrahur arsimin shqip, dhe duke u rreshtuar në Lidhjen Demokratike në Mal të Zi.

Shtëpia e Gojçajve ka qenë cak i bastisjeve dhe përgjimeve sistematike të ish Jugosllavisë, si dhe organeve moniste të Malit të Zi si familje e shquar atdhetare, e njohur për besë, burrëri dhe mbrojtës të interesit nacional me gjenerata.

Malësia e Madhe dhe kombi, ka humbur birin e saj fisnik, atdhetarin e shquar Dodë Prekë Gojçajn, ndërsa familja ka humbur pjesëtarin e saj që krenarinë dhe namin e familjes e ngriti në nivelin më të lartë.

No description available.

Ceremonia funerale për të ndjerin është mbajtur ditën e martë, më 2 janar 2024 në “Wasik Funeral Home”, Schoenherr, Shelby Township, Michigan, kurse ngushëllime për të ndjerin janë pritur dje dhe sot, në shtëpinë funerale në Tuz, ku dhe u bë ceremonia e varrimit në varrezat familjare në Kodër të Kishës në Malësinë e Madhe.

Ngushëllime të sinqerta Familjes Gojçaj!
I qoftë i lehtë dheu i Malësisë që aq shumë e deshi dhe punoi për të!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,…