Prej fillimit të pandemisë deputetët kanë marrë 2 milionë euro paga

21 nëntor 2020 | 15:06

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se sa para janë shpenzuar për pagat e deputetëve.

“Prej fillimit të pandemisë deputetët e Kuvendit kanë marrë 2 milionë euro paga”, ka shkruar Ahmeti.

Shumë qytetarë kanë reaguar ndaj këtij lajmi, duke theksuar se ka qytetarë që mezi po mbijetojnë në këtë kohë të pandemisë, raporton “Epoka e re”.

“Tmerr a njerëzit dalin nëpër kontonjerë për të marrë një kafshore bukë nëse e ka gjujt dikush”, ka komentuar një qytetar.

Këta deputetë nuk po arrijnë që disa seanca të bëhen bashkë që ta votojnë në lexim të dytë Projketligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku do të përfitonin edhe qytetarët nga parat e Trustit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Feronikeli konfirmon që ka kompletuar transferimin e futbollistit nga…