Premier Liga publikon listën e ndeshjeve për sezonin hapës 2021/22

16 qershor 2021 | 13:43

Kampionët në fuqi, Manchester City do të luajnë me Tottenham Hotspur në  hapjen e sezonit të Premier Ligës 2021/22.

Brentford pret Arsenalin në ndeshjen e tyre të parë të nivelit të lartë, ndërsa klubet e sapo promovuar Norwich dhe Watford do të ndeshen me Liverpoolin dhe Aston Villan. Ndërkohë, Manchester United do të presë Leeds United dhe Chelsea do të ndeshet me rivalët e Londrës, Crystal Palace.

Derbi i parë do të bëjë bashkë Tottenhamin dhe Arsenalin më 25 shtator. Derbi i parë në Manchester do të jetë mes Manchester United dhe Cityt më 11 nëntor në “Old Trafford”. Chelsea pret Man Cityn më 25 shtator. Manchester United do të ndeshet me Liverpool më 23 tetor si vendas.

Nuk dihet ende se sa tifozë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjet e hapjes së sezonit 2021/22.

Java e parë:

Brentford-Arsenal
Burnley-Brighton
Chelsea-Crystal Palace
Everton-Southampton
Leicester City-Wolverhampton
Manchester United-Leeds United
Newcastle United-West Ham United
Norwich City-Liverpool
Tottenham Hotspur-Manchester City
Watford-Aston Villa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka…