Premtohet dyfishim i buxhetit për fermerët e Suharekës

28 shkurt 2018 | 14:55

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur të mërkurën zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, i cili ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Administratës së Pushtetit Lokal, Sami Hajdaraj.

Kryetari Muharremaj, i ka njoftuar të dy zëvendësministrat me planet që ka për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në komunën e Suharekës, me ç’rast ka theksuar se do të ndihmojë sektorin e bujqësisë në të gjitha mënyrat. “Do të formoj Odën e bujqve e cila pastaj do të jetë në kontakt me fermerë të të gjitha fshatrave. Do të përkrahim sektorin e blegtorisë në viset malore, do të ndërtojmë tregun ditor në qytet për të siguruar hapësirë prodhuesve bujqësorë për produktet e tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, ka premtuar se Ministria e Bujqësisë vitin e ardhshëm do ta shtojë buxhetin për fermerë dyfishë më shumë se sa e ka tani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në…