Presidenca bullgare e BE-së prezanton prioritetet për Kosovën

23 janar 2018 | 08:21

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova dhe Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, do t’i prezantojnë sot (e martë), prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian para publikut në Kosovë.
Presidenca Bullgare ka filluar më 1 janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 30 qershor 2018.
Fokusi i Presidencës do të vihet mbi Perspektivën Evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor, të ardhmen e Evropës dhe të rinjve – rritja ekonomike dhe kohezioni social; sigurinë dhe stabilitetin në një Evropë të fortë dhe të bashkuar; dhe mbi ekonominë digjitale dhe aftësitë për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atdhetari shqiptar Isa Boletini, njëri nga organizatorët e lëvizjes për…