Presidenti Ademi: Përparimi i futbollit të Kosovës është në qendër të vizionit tonë për të ardhmen

19 shkurt 2024 | 23:26

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shkruar në “Facebook” se përparimi i futbollit të Kosovës është në qendër të vizionit të tij për të ardhmen.

“Në këtë rrugë drejt suksesit, jemi të vendosur të realizojmë çdo pikë të strategjisë sonë 2024-2028 – Themelet e së ardhmes, të cilën e lansuam sonte në bashkëpunim me UEFA-n”, ka shkruar presidenti Ademi.
Ai ka theksuar se kjo strategji do të jetë rruga që do ta ndjekë FFK-ja në periudhën e ardhshme, duke krijuar kësisoj mundësi për avancim të mëtutjeshëm në komunitetin e futbollit.

“Bashkëpunimi me MKRS dhe komunat synon të sjellë fusha stërvitore në çdo cep të vendit, duke i dhënë talenteve të futbollit mundësinë për të zhvilluar potencialin e tyre. E për çka edhe sonte na ofroi mbështetjen e tij ministri Hajrulla Çeku, i cili njëherësh na përgëzoi për planifikimin afatgjatë”, thotë presidenti Ademi.

Presidenti i FFK-së ka theksuar se futbolli në Kosovë ka qenë dhe mbetet forca më unifikuese dhe pozitive në shoqërinë tonë.
“Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi, bashkë për futbollin!”, ka shkruar presidenti Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presioni rus kundër pozicioneve ukrainase nuk pushon, veçanërisht në vijën…