Presidenti Ademi takon Infantinon në Jeddah, diskutojnë prioritetet e FFK-së për vitin 2024

21 dhjetor 2023 | 23:26

Presidenti Agim Ademi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me presidentin e FIFA-s, Giani Infantino, në Jeddah të Arabisë Saudite, ku po mbahet Kupa e Botës për klube.

Kreu i FFK-së ndodhet në Jeddah, me ftesë të presidentit të FIFA-s, i cili çdo herë në evente të tilla e fton edhe presidentin Ademi.

Gjatë takimit dhe darkës së përbashkët, presidenti Ademi dhe presidenti Infantino kanë diskutuar për prioritetet e Federatës së Futbollit të Kosovës për vitin e ardhshëm, e disa prej të cilave përputhen edhe me pikat dhe prioritetet e FIFA-s, duke shpalosur kësisoj vullnetin e FFK-s për të zbatuar standardet ndërkombëtare të futbollit.

Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, ka njoftuar se në muajin janar të vitit të ardhshëm do të fillojnë vizitat e delegacioneve të FIFA-s në federatat kombëtare, përfshirë edhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

Këto vizita kanë për qëllim monitorimin dhe bashkëpunimin për zhvillimin e projekteve të futbollit në nivel kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria Kurti ka miratuar ndarjen e mbi 68 milionë euro…